Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Simbol i besnikërisë dhe guximit” – Konjufca përkujton heronjtë Konushevci dhe Malaj

Gazeta10
09 May 2023 - 17:34

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka përkujtuar, gjeneralmajorin Ilir Konushevci dhe doktor Hazir Malajn, të cilët sipas tij me heroizmin dhe sakrificën e tyre, lanë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë kolektive.

“Si dy figura të respektuara në mesin e ushtarëve të UÇK-së dhe popullit të Kosovës, ata ishin simboli i besnikërisë, guximit dhe humanizmit. Iliri ishte një nga themeluesit kryesor të UÇK-së në Llap dhe rënia e tij në pritë ishte një humbje e madhe në luftën tonë për liri. Me të, ishte edhe mjeku i ndershëm dhe i përkushtuar, Dr. Hazir Malaj i cili do të mbahen mend për misionin e tij humanitar në shërbim të atdheut”, shkruan Konjufca.

Kryeparlamnetari shtoi se në kujtim të Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt, do të jenë të vendosur dhe të përkushtuar që të vazhdojnë rrugën e tyre të drejtë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.