Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sindikata e përkrah protestën e punëtorëve të KEK-ut, Bordi Menaxhues pa përgjigje

Gazeta10
15 March 2023 - 19:46

Raporti: Bleona Dallaveraj/Kanal10

Paralajmërimet për protesta për shkak të pagave të ulëta i kanë dhënë sot edhe punëtorët e KEK-ut. Ata kanë thënë se puna të cilën e kryejnë ka shumë rrezikshmëri dhe pagat janë shumë të ulta. Protestën e Sindikatës së KEK-ut e kanë përkrahur edhe Bashkimi i Sindikatave ta Pavarura të Kosovës dhe njohësit e ekonomisë.

Protestën, punëtorët e KEK-ut po e shohin si të vetëm zgjidhje për realizimin e kërkesave të tyre.

Këtë protestë Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës,  po synon të bëjë të enjten, përmes të cilës po kërkojnë rritje të pagave.

Kryetari i kësaj sindikate, Nexhat Llumnica,  ka thënë se deri më tani premtimet nga drejtori menaxhues, nuk janë realizuar.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës Atdhe Hykolli,  këto kërkesa i ka quajtur legjitime, teksa ka kërkuar nga bordi menaxhues që t’i marrë për bazë ato.

Edhe nënkryetari i sindikatës, Selatin Sadiku, pret të ndryshoj gjendja aktuale. 

E kërkesën e punëtorëve të KEK-ut e kanë përkrahur edhe ekspertët e ekonomisë.

Lidhur me kërkesat e punëtorëve të KEK-ut, Kanal 10 ka dërguar- pyetje në Bordin e KEK-ut dhe në Ministritë përkatëse por që të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.