Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Situata e qetë në katër komunat veriore (VIDEO)

Gazeta10
11 November 2022 - 19:18

Raporti: Saranda Aliu

Po vazhdon qetë puna në stacione policore të katër komunave veriore dhe pika kufitare në Jarinje e Bërnjak. Doganierë e zyrtarë policorë të ardhur nga stacione të tjera po i kryejnë shërbimet, pavarësisht se këta të fundit kanë thënë se këto ditë nuk është raportuar asnjë rast. Ndërsa, në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë pritet të transferohen prokurorë nga rajone të tjera.

Në rrugën që të shpie për në Leposaviq, e deri në pikën kufitare në Jarinjë, nuk mund të hasësh në asnjë patrullë policore.

Ndryshe, pak metra larg kufirit po qëndron Njësia Speciale e Kosovës, të vetmit zyrtarë policorë që po ruajnë sigurinë në këtë pjesë.

Megjithatë, këtu puna po vazhdon si ditëve të tjera.

Njëjtë, po vazhdon puna edhe në stacionin policor në Leposaviq, edhe pse me staf të reduktuar.

Këtu për një kohë janë vendosur katër zyrtarë policorë nga stacioni i jugut, të cilët janë duke punuar nga 24 orë në ditë.

Në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës së shpejti pritet të transferohen zyrtarë nga Prokuroritë e tjera, derisa disa lëndë të natyrës urgjente i kanë kaluar prokurorëve shqiptarë.

Pas zhvillimeve të fundit në veri, të enjten pikën kufitare në Jarinjë e kanë vizituar emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, si dhe ai i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Frangeš. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.