Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Situata në pikat kufitare: Kolonë në Han të Elezit dhe te Dheu i Bardhë

Gazeta10
17 July 2026 - 22:16

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar gjendjen në pikat kufitare, ku në disa prej tyre vazhdojnë të regjistrohen pritje më të gjata për automjetet.

Pika kufitare Hani i Elezit mbetet prej më të ngarkuarave, ku qytetarët presin deri në 20 minuta në hyrje dhe 40 minuta në dalje, ndërsa kolona arrin deri në 200 metra në dalje dhe 50 metra në hyrje.

Pritje të konsiderueshme ka edhe në Dheun e Bardhë, ku automjetet presin deri në 40 minuta në hyrje dhe 30 minuta në dalje. Në këtë pikë kufitare janë krijuar kolona deri në 150 metra në hyrje dhe 120 metra në dalje.

Ndërkohë, në Jarinjë pritjet në hyrje janë 15 deri në 20 minuta, ndërsa në dalje qarkullimi zhvillohet brenda 3 deri në 5 minutave.

Në të gjitha pikat e tjera kufitare, përfshirë Bërnjakun, Merdaren, Kullën, Muçibabën, Mutivodën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit, Stançiqin, Vermicën dhe Glloboqicën, pritjet janë minimale, nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të automjeteve.

Sipas të dhënave të fundit, edhe qarkullimi i kamionëve zhvillohet normalisht në të gjitha pikat kufitare, me pritje prej 3 deri në 5 minutash dhe pa kolona.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.