Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Situata në veri, drejtori i AKI-së raporton në Komision me dyer të mbyllura

Gazeta10
09 November 2022 - 10:17

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti ka raportuar me dyer të mbyllura para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, raporton Gazeta10.

Raportimi i tij vije pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Javën e kaluar shumica e serbëve në institucionet e Kosovës, përfshirë Kuvendin, Policinë, Komunat dhe sistemin gjyqësor kanë dhënë dorëheqje.

Ky vendim kishte ardhur si shenjë kundërshtuese për shkarkimin e drejtorit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Nenad Gjuriq.

Shkarkimi i tij kishte ardhur për shkak të mos përfilljes së urdhrave  nga PK-ja.

Gjatë ditës së sotme, dorëheqje kanë dhënë edhe pjesëtarët serb të cilët janë në KQZ./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.