Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Situata në veri, këshilltarja lokale e BE-së kërkon shkarkimin e Borrellit e Lajçakut

Gazeta10
29 June 2023 - 9:36

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, austriakja Kati Schneeberger, u ka dërguar letër 705 eurodeputetëve të cilëve u ka kërkuar që të kërkojnë dorëheqjen e kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell dhe emisarit për dialog, Miroslav Lajçak.

Schneeberger, një politikane lokale në Vjenë e cila nuk ka vendimmarrje në Bashkimin Evropian, është mbështetëse e Kosovës.

 “Ju bëj thirrje të gjithëve: Bëni thirrje për dorëheqjen e Komisionerit dhe Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell, Emisarit Special Miroslav Lajčák dhe Drejtorit të Përgjithshëm Gert Jan Koopman. Vendimet e tyre rrezikojnë demokracinë dhe paqen në Evropë”, thuhet në letrën e Schneeberger.

“Unë sinqerisht shpresoj që në Parlamentin Evropian mbrojtësit e demokracisë dhe paqes të kenë ende shumicën, krahasuar me ata që mbështesin autokratë si Putini dhe Vuçiqi”, ka thënë ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.