Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Sivjet përgjysmë më pak grurë në Kosovë

Gazeta10
02 Gusht 2023 - 19:56

Raporti: Saranda Aliu / Kanal10

Sivjet ka 50% më pak grurë. Kështu thonë bujqit e Kosovës, që sipas tyre kjo ka ndodhur për shkak të reshjeve të shumta të shiut. Pavarësisht kësaj, ata kanë thënë se kjo mund të arrijë t’i mbulojë nevojat elementare të qytetarëve, për shkak të uljes së konsumit. Ndërkaq, ekonomistët kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës.

Derisa Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë dyshohet se ka paguar miliona euro për ta marrë grurin nga jashtë dhe ai nuk është pranuar, në të njëjtën kohë gjatë këtij viti bujqit kosovarë kanë marrë veç gjysmën e të mbjellave.  

Nga Sindikata e Bujqve të Kosovës kanë treguar se për një hektar kanë arritur të nxjerrin vetëm 2 mijë e 500 deri 3 mijë kilogramë nga ky drithë, derisa një vit më parë kanë nxjerr dyfishin e kësaj sasie.

Për këtë, nga Sindikata e Bujqve të Kosovës ua kanë lënë fajin kushteve atmosferike.

Megjithatë, sipas inxhinierit të bujqësisë, Mehdi Bresila, për shkak të zvogëlimit të konsumit të grurit, kjo sasi e rendimentit të sivjetmë mund t’i mbulojë nevojat elementare të qytetarëve.

Ndërkaq, ekonomistët kanë thënë se pavarësisht zotimeve të Ministrisë së Bujqësisë për subvencione në këtë sektor, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Sipas ekonomistit, Mustafë Kadriaj, qeveria aktuale është më shumë e fokusuar në import, për t’iu mundësuar, sipas tij, njerëzve të pushtetit të përfitojnë më lehtë.

Ditë më parë, ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar se gjatë këtij viti janë mbjellë 67 mijë hektarë me grurë, ku për një hektar janë ndarë nga 474 euro subvencione.

Të njëjtit janë zotuar se kanë rritur mbështetjen për bujqit për 216%, krahasuar me qeveritë e kaluara. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.