
Të ftuar në emisionin “Gallatë me Arben Ahmetin”, grupi rapsodik “Zhutat”, kanë folur edhe për çmimet e këngëtarëve rapsodë nepër dasma dhe ahengje tjera familjare.
Bekim Aga nga ky grup tha që muzika e tyre dallon nga muzika e krejtë rapsodëve tjerë në Kosovë.
“Këngëtari nëse nuk është në gjendje me kontrollu masën kot e ka, ne e kemi arrit atë që ku kemi këndu na kanë dëgju”, tha Aga.
Ai tutje tha që po të mos ishte bakshishi kurrë nuk kishte kënduar.
“Unë për punë të pazarit të muzikës kurrë nuk këndoj, sa pazar ka folklori nuk ia vlen me shku me këndu askund. Po të mos ishte bakshishi kurrë nuk do të këndonin”, tha Aga.
Ai tutje tha që çmimi i rapsodit është 500-600 euro.
“Nuk jemi na argat që shitemi për 20 a 30 euro”, na duhet të këndojmë tërë natën live”, tha Aga/ Gazeta10/