Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“S’ka debat”, deputetët protestojnë pasi Kurti s’propozon kandidat për kryeparlamentar, Dehari u kërkon qetësi

Gazeta10
06 August 2026 - 12:01

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti doli në foltore kur kryesuesi Avni Dehari e ftoi një përfaqësues nga partia e parë që ta bëjë propozimin për kryeparlamentar.

Kurti nisi të fliste për takimet me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Ndërsa po fliste, disa deputetë protestuan nga vendet e tyre, duke i kërkuar kryesuesit që të mos e lejonte Kurtin të fliste jashtë rendit të ditës.

“S’ka debat”, u dëgjua të thonin disa deputetë.

Dehari, u kërkoi atyre të mbajnë qetësi.

“Ju lutem për qetësi”.

Në fillim të seancës, Dehari bëri të ditur rendin e ditës dhe theksoi se “në seancën konstituive nuk zhvillohet debat”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.