
Shkuarja e mërgimtarëve ka shkurtuar edhe pritjet në pikat kufitare për të dal nga Kosova.
Kësisojë, në Merdar kolona e kamionëve është e gjatë 100 metra, ndërsa pritja për të dalë nga Kosova është nga 15 deri në 20 minuta.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim të Kufijve, pritjet me të gjata janë në pikën kufitare të Jarinjes në veri të Kosovës, raporton gazeta10.
Kolona e kamionëve në këtë pikë kufitare është e gjatë 800 metra në dalje.
Kurse në pikat tjera kufitare nuk ka fare kolonë dhe së pritja është nga 3 deri në 5 minuta. /Gazeta10/
