Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

S’ka kourum, projektligji për fertilizim artificial shtyhet për një seancë tjetër

Gazeta10
11 Korrik 2024 - 11:54

Projektligji për fertilizim artificial ka kaluar për në seancën e radhës, pasi një amendament i deputetit të VV-së, Visar Korenica, nuk kaloi në Kuvend.

Në këtë proces të votimit morën pjesë vetëm 43 deputetë.

“Vetëm 43 deputetë kanë marrë pjesë në votim. As për së afërmi nuk jemi te numri i kërkuar, i nevojshëm pra që të miratohet ky amandament. Kështu që pa u zgjidh kjo, nuk kemi si të procedohet me këtë pikë. Dalim te pika tjetra, ashtu si marrëveshjet ndërkombëtare, edhe kjo i kalon një seance që e organizojmë me vazhdime” – ka thënë Konjufca.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.