Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

S’ka takim trilateral në Bruksel, flet këshilltari i Bislimit

Gazeta10
17 September 2024 - 15:35

Kanë përfunduar takimet në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel pa një takim trepalësh.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi atje ka zhvilluar vetëm takim bilateral me emisarin Miroslav Lajçak.

Kështu ka konfirmuar për Kanal 10 këshilltari për Media i Bislimit, Klisman Kadiu.

“Kanë mbaruar takimet. Pas pak iu informojmë më gjatë përmes komunikates. Takim trilateral nuk ka patur, vetëm bilateral me emisarin Lajçak”, ka thënë ai.

Bislimi dhe Petkoviq për herë të fundit në Bruksel ishin në fillim të korrikut, duke u kthyer nga atje pa ndonjë rezultat./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.