
Kombëtarja e Spanjës ka bërë një veprim skandaloz së fundmi, duke iu referuar shtetit të Kosovës si “territor”.
Kosova U21 do të jetë sonte (e martë) nikoqire e Spanjës në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 19:00.
Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet e Evropianit U21.
Në paralajmërimin e ndeshjes nga ‘Furia e Kuqe’, ata i janë referuar Kosovës si “territor”, duke refuzuar që ta njohin si shtet.