Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Skandaloze”-Ministria e Jashtme akuzohet për ‘fyerje’ të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë ftesës në konferencë të Daçiq

Gazeta10
30 November 2022 - 11:34

Ivica Daçiq, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, disa ditë më parë ishte ftuar të fliste në një konferencë për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt të organizuar nga Ministria e Jashtme.

Mirëpo pjesëmarrja e tij në një event të tillë ka ngjallur reagime të shumta. Ironike që një ish-aleat i Sllobodan Millosheviçit, kasapit të Ballkanit, i cili është i akuzuar për mbi 66 akuza për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera në luftën në Kosovë, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë gjatë viteve 1991 dhe 1999, të merr pjesë dhe fjalën për një temë aq të ndjeshme dhe serioze.

Si ka mundësi që një person i tillë të iu ofrohet platforma, hapsira për të folur për trauma nga lufta ku ai është një nga shkaktarët apo ndihmuesit e realizimit të tyre.

Të thuash se zëdhënësi i Millosheviçit, ish-presidentit nacionalist të Serbisë, i cili vdiq për “shkaqe natyrore” teksa po gjykohej në Hagë për krime lufte, iu dha hapsirë për të folur në konferencën e cila u mbajt në Westminster, është tejet skandaloze dhe nënçmim ndaj viktimave që iu morë padrejtësisht jeta, lumturia.

Një burim diplomatik që mori pjesë në konferencë i tha HuffPost UK se vendimi për të ftuar Daçiqin – i cili ka fituar pseudonimin “Sloba e Vogël” – ishte një “skandal me përmasa epike”.

“Mbretëria e Bashkuar ka organizuar një konferencë për të mbijetuarat e dhunës seksuale në konflikt, por ka vendosur ish-zëdhënësin e Sllobodan Millosheviqit në rreshtin e parë – kasapin e Ballkanit, regjimi i të cilit përdori përdhunimin si mjet lufte kundër dhjetëra mijëra gra dhe burra…Sot, të mbijetuarit e përdhunimit gjatë luftës kanë udhëtuar shumë larg, duke përfshirë nga Kosova dhe Bosnja, vetëm për të parë një mohues të këtyre krimeve të tmerrshme në rreshtin e parë. Fjalët nuk mund të fillojnë të përshkruajnë ofendimin dhe fyerjen që ka shkaktuar ky skandal.Kjo konferencë është gjithçka tjetër veçse ‘për të mbijetuarit, me të mbijetuarit’ kur dikush si Daçiq është në audiencë”, tha burimi.

Nga lufta e fundit në Kosovë, më shumë se 13,000 njerëz mendohet se janë vrarë dhe deri në 1.5 milionë shqiptarë kosovarë janë zhvendosur nga duart e forcave nacionaliste jugosllave dhe serbe.

Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ende mbeten të tensionuara për shkak të refuzimit të Serbisë për të njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Pas luftës në Kosovë, Human Rights Ëatch kreu një hulumtim, i cili zbuloi se përdhunimi dhe forma të tjera të dhunës seksuale u përdorën në Kosovë si armë lufte dhe instrumente të “spastrimit etnik” sistematik.

“Përdhunimet nuk ishin akte të rralla dhe të izoluara të kryera nga forcat individuale serbe apo jugosllave, por u përdorën qëllimisht si një instrument për të terrorizuar popullatën civile, për të zhvatur para nga familjet dhe për t’i shtyrë njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre,” thuhet në raport.

Kur u pyet për lidhjet e tij me Millosheviçin në vitin 2009, Daçiq u përgjigj: “E kaluara nuk është me interes për mua sepse nuk mund ta ndryshoj atë, por ne mund të bëjmë diçka për të ndryshuar të ardhmen e vendit tonë”.

Po i njëjëti Daçiç u ftua për këtë konferencë për të mbijetuarit e dhunës seksuale, një ofendim për këta të fundit.

Serbia gjithashtu ende nuk ka kërkuar falje për brutalitetin e saj ndaj njerëzve në Kosovë, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga Prishtina.

Në vitin 2012, Daçiq ofroi një lëshim të paqartë, duke thënë: “Kur bëhet fjalë për partinë ku unë jam lider, besoj se duhet të hedhim një vështrim në gjithçka që ka ndodhur para vitit 2000 dhe të nxjerrim mësime që të mos ndodhë më kurrë”.

Ai tha gjithashtu se Serbia “mund të kërkojë falje” për ngjarjet e viteve 1990 që “ndoshta pjesërisht ishin faji ynë”.

Gjatë një paneli, ministrja e Jashtme e Republikës së Kosovës Donika Gërvalla-Schëarz tha se ishte “pak e tronditur” kur pa Daçiqin të fliste në konferencë “në prani të viktimave dhe të mbijetuarve”.

Stephen Doughty, ministri në hije i laburistëve për Evropën dhe Amerikën, tha se ftesa e Daçiqit ishte “shumë e keqgjykuar dhe fyese për të mbijetuarit e dhunës seksuale”.

“Vetëm disa muaj më parë unë personalisht vizitova memorialin për viktimat e dhunës seksuale në luftën e Kosovës. Dështimi i vazhdueshëm për të trajtuar mizoritë e kaluara kundër grave dhe vajzave në konfliktet e kaluara që përfshinin Serbinë, nën regjimin e Slobodan Millosheviçit, e bën këtë vendim të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar krejtësisht të papërshtatshëm.”, tha ai.

Deputetja konservatore, Alicia Kearns, kryetare e komitetit të përzgjedhur për punët e jashtme, kritikoi gjithashtu paraqitjen e Daçiqit në konferencë./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.