Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sokol Brahaj në Kanal10: Edhe Kosova pritet të jetë pjesë e agjendës së samitit të NATO-s

Gazeta10
07 July 2026 - 19:38

Kosova pritet të jetë një nga temat që do të diskutohen në samitin e NATO-s në Ankara. Kështu deklaroi gazetari Sokol Brahaj gjatë lidhjes së drejtpërdrejtë për emisionin “Gazeta” në Kanal10.

Sipas Brahajt, pavarësisht se disa shtete anëtare të NATO-s vazhdojnë të kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në aleancë, çështja e saj mbetet pjesë e diskutimeve për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

“Edhe Kosova do të jetë pjesë e agjendës. Ka shumë shtete të NATO-s të cilat me këmbëngulje kanë deklaruar hapur se nuk e duan Kosovën anëtare të NATO-s, por gjithsesi kjo çështje do të jetë pjesë e diskutimeve në samit”, u shpreh Brahaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.