
Kjo e mërkurë shënon edhe natën finale të ndeshjeve futbollistike për emisionin PolitikOFF të Kanal10.
Për javë të tëra në stadiumin”Ramiz Sadiku”, akterët politik u panë shumë më ndryshe nga ajo se si i sheh vazhdimisht syri i publikut, raporton Gazeta10.
Janë politikanët e AAK-së dhe zyrtarët qeveritar ata që sonte garojnë për vendin e parë të këtyre ndeshjeve. E moderatori i këtij emisioni, Kushtrim Sadiku tregoi se çfarë do marrin sonte finalistët.
“Nuk do të mungojnë medaljet, medalja e arit dhe medalja e argjendë. E kupa duket kështu, se kush do të jetë ai që do ta bartë, Aleanca ose Qeveria e Kosovës. Ndërkaq sot jemi kujdesur që ta kemi edhe trofeun e lojtarit të ndeshjes “Man of the Match” e që ka shumë kandidatë për të”, tha Sadiku.
Ndërkaq Ekipit i Ekspertizës në PolitikOFF sonte është zgjeruar, atij i janëbashkur edhe Muharrem Sahiti e Emanuell Syla.