Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Sonte ora ka ndryshuar”, faqja e Thaçit rikthen natën e 17 nëntorit 2007, në ditën e vendimit në Hagë

Gazeta10
17 November 2026 - 9:33

Në mëngjesin kur Hashim Thaçi pret aktgjykimin në çështjen e dytë ndaj tij në Hagë, faqja e ish-presidentit në Facebook ka zgjedhur një fotografi dhe disa fjalë nga nata e fitores së 17 nëntorit 2007. Atë natë, Thaçi fliste për pavarësinë e Kosovës, që do të shpallej tre muaj më vonë.

Në fotografinë që postimi ia atribuon Reuters-it, një rreze drite bie mbi dorën e ngritur të Hashim Thaçit. Me gishtin e madh lart dhe me njerëz pas tij, ai përshëndet në natën kur PDK-ja doli e para në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007.

“Sonte ora ka ndryshuar. Ka filluar një shekull i ri. Kosova është e gatshme të ecë përpara në rrugën që do ta afrojë drejt pavarësisë”, thuhet në postim, ku fjalët i atribuohen Thaçit nga ajo natë.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.