Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet në Kosovë

Gazeta10
14 March 2026 - 9:37

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka mirëpritur angazhimin e Kosovës për zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet.

Pas takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, Sorensen tha para mediave se gjatë bisedimit kanë diskutuar për hapat që po ndërmerren nga institucionet e Kosovës për zbatimin e këtyre ligjeve dhe për informimin e qytetarëve që preken nga to.

“Patëm një takim të mirë këtë mëngjes ku mirëpritëm angazhimin e Kosovës ndaj sundimit të ligjit dhe vendimin e saj të dhjetorit për të zbatuar gradualisht Ligjin për të Huajt dhe Ligjin për Automjetet, gjë që mundëson një fushatë gjithëpërfshirëse dhe të qasshme informuese për ata që preken”, tha Sorensen

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.