
Gjatë të shtunës në mbrëmje në qytetin e Pejës ka pasur vërshimet të mëdha ku si pasojë e këtyre vërshimeve të vdekur kanë mbetur dy persona.
Mirsada, 26-vjeçare dhe djali i saj, Dioni 5 vjeçar , janë dy viktimat që humbën jetën tragjikisht dhe nuk arritën të mbijetojnë.
Fillimisht u konfirmua se vogëlushi ishte dërguar në spital pa shenja jete, ndërsa nëna e tij rezultonte e zhdukur. Por tragjedia u thellua, kur Policia njoftoi se edhe gruaja është gjetur e vdekur.
Nga familja Ademaj kanë njoftuar se sot do t’iu jepet lamtumira e fundit dy familjarëve të tyre, në varrezat e qytetit, duke filluar nga ora 15:00.