
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka bërë me dije se sot nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
“Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit”, thuhet në njoftimin e MIT-it.
Aty, bëhet me dije se ministria do të vazhdojë të monitorojë parashikimet meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se dita e premte do të karakterizohet me mot më të freskët, me temperatura minimale nga 9 deri në 13 gradë Celsius dhe maksimale nga 19 deri në 24 gradë.