
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq sot (e enjte) do të kenë takime bilaterale me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell dhe emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Sipas agjendës së bërë publike nga BE-ja, takimet do të nisin sot nga ora 9:00. Televizioni i gazetarëve do të ndjekë zhvillimet e sotme në Bruksel përmes një edicioni special dhe lidhjeve direkte nga Brukseli, atje ku po qendron ekipa jonë, me gazetarin Kushtrim Sadiku.
Pas takimeve bilaterale do të ketë edhe takim trilateral, ku pas kësaj pritet të ketë një deklaratë për media nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, i cili do të shpalosë detaje rreth takimit.
Kjo është hera e parë që Kurti e Vuçiqi takohen që prej 2 majit dhe i pari prej përshkallëzimit të situatës në veri të vendit.