Gazeta10

Sot pritet mot i nxehtë

“Prishtina Weather”, ka njoftuar se sot pritet të mbaj mot kryesisht me diell, raporton Gazeta10.

Temperaturat gradualisht në rritje do të jenë, minimalet ndërmjet 13C e 16C, e maksimalet nga 28C deri në 33C.

Cilësia e ajrit pritet të jetë në nivel të pranueshëm.

“Prishtina Weather” ka dhënë edhe informacione lidhur me erërat  dhe shtypjen atmosferike për këtë ditë dhe ditët e tjera.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Mot stabil, kryesisht me diell ditëve të para të gushtit. Fillimish jo aq nxehtë, e nga mesi i javës temperaturat mbi 30C.

31.07.2022 – Ditëve të para të gushtit po parashihet të kemi mot stabil, kryesisht me diell. Vransira kalimtare paraqiten ditën e hënë dhe martë, të martën me mundësi për riga lokale shiu nga veriu i vendit. Në aspektin termik fillimisht nuk do të jetë edhe aq nxehtë, ngase edhe do të frynë erëra më të freskëta veriore. Tek nga pjesa e dytë e javës temperaturat në rritje edhe mbi 30C.

Indeksi i cilësisë së ajrit në përgjithësi do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, vetëm orëve të pasdites vende-vende rritje do të shënojnë koncentrimet e ozonit sipërfaqësor që edhe shtynë indeksin të kaloj në vlera mesatare.

Nën kushte të kthjellimeve nivelet e rrezikut nga rrezet ultravjollce mbeten të larta dhe shumë të larta, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

1.08 – Fillimisht kryesisht me diell, ditën pjesërisht vranët.

2.08 – Kryesisht me diell. Pasdite vransira kalimtare, me mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore.

3.08 – Kryesisht me diell, nxehtë.

4.08 – Nxehtë e kryesisht me diell.

5.08 – Kryesisht me diell, më nxehtë.

Temperaturat gradualisht në rritje, minimalet luhaten ndërmjet 13C e 16C, e maksimalet nga 28C deri në 33C.

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 4-9m/s, me hove edhe deri në 12 e 13m/s ditën e hënë dhe të martë.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë