Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sot protestohet kundër dhunës dhe vrasjeve në Kosovë

Gazeta10
04 April 2025 - 8:57

Shoqata “Roja e Kohës” organizon sot një protestë paqësore në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, si reagim ndaj ngjarjeve të rënda të fundit që kanë tronditur opinionin publik dhe kanë ngritur shqetësime për sigurinë e jetës në vend.

Protesta që mbahet nga ora 14:00 vjen pas disa rasteve të vrasjeve që kanë shokuar shoqërinë dhe kanë ngritur pyetje mbi masat e sigurisë dhe reagimin e institucioneve.

Tubimi pritet të mbledhë qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët do të shprehin pakënaqësinë e tyre përmes pankartave dhe mesazheve sensibilizuese.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.