Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sot protestohet kundër vrasjes së grave

Gazeta10
01 December 2022 - 8:48

Vrasja e mbrëmshme e një gruaje shtatzënë në afërsi të Klinikës së Gjinekologjisë të QKUK-së, ka bërë që sot (e enjte) në Prishtinë të protestohet kundër vrasjes së grave, transmeton Gazeta10.

Kjo protestë organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe YIHR me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Ngjarja pritet të fillojë nga ora 16:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Raste të tilla tragjike kanë ndodhur edhe më parë, vetëm javën që shkoi një grua dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj me sëpatë, po në Prishtinë./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.