Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Sot takimi Erdogan – Kurti në Stamboll, çfarë pritet të diskutohet

Gazeta10
03 February 2023 - 8:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të premten do të takohet me  Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, kryeministri Kurti të premten me ftesë të presidentit Erdogan do të qëndrojë për një vizitë pune në Turqi.

Gjatë takimit që do të mbahet në Stamboll, do të shqyrtohen në aspekte të ndryshme marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Kosovës dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit pritet po ashtu të shkëmbehen mendime për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.