Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sot vranët dhe me shi, parashihen edhe erëra mjaft të fuqishme

Gazeta10
29 February 2024 - 8:29

Të reshura të dobëta shiu përfshijnë vendin orëve të hershme të mëngjesit të ditës së enjte.

Ditën kalojnë vranësira dhe frynë erë mjaft e fuqishme jugore e juglindore me hove edhe deri në 20m/s (70km/h). Të reshura shiu shtrihen mbi vend sërish më vonë orëve të mbrëmjes. Temperaturat minimale 7C e 8C, ndërsa ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 15C e 17C.

Reshjet e shiut ka gjasa të vazhdojnë edhe mëngjesin e ditës së premtë, e ditën dominojnë vranësira, por frynë edhe erëra të fuqishme juglindore, me hove edhe deri në 80km/h. Temperaturat zbresin lehtë në 12C.

Në fundjavë paraqiten kushte për intervale më të gjata me diell, mirëpo orëve të pasdites nuk duhet përjashtuar mundësi edhe për zhvillime të ndonjë rrebeshi të shkurtër shiu, të shoqëruara edhe me bubullimë. Temperaturat sërish në rritje nga dita e diel në 15C e 16C, njofton Prishtina Weather.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet më gjatë në vlera të pranueshme dhe të mira ditëve vijuese, me erërat e fuqishme që frynë dhe mbajnë të shpërndarë ndotësit ajror.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.