
Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka vlerësuar se Policia e Kosovës do të duhej t’i largonte barrikadat e vendosura nga serbët lokal, në pikat kufitare me Serbinë.
Por, që sipas tij, Policia po vlerësohen që nuk ka guxim, fuqi, por ka mungesë të patriotizmit për të rrezikuar me një gjë të tillë, shkruan Gazeta10.
Ai ka përmendur rastet kur gjatë tensioneve në veri humbën jetën pjesëtarë të KFOR-it, e që për këtë Spahiu tha se ky mision mund ta ketë frikën e humbjes së ushtarëve të tyre.
Spahiu në Prime Time ka thënë se sa më shumë do të zgjaten tensionet në veri, vendi rrezikon të shkoj drejt një përleshje mes Policisë së Kosovës dhe bandave kriminale në veri, shkruan Gazeta10.
“Gjendja në terren është se kush e kontrollon veriun e Mitrovicës, Qeveria e Kosovës apo e Serbisë, nga kjo përcaktohet pazari i marrëveshjes përfundimtare. Prandaj, jemi në buzë lufte për shkakun që duke u përpjekur secila palë të përfitoj terren sa më shumë, incidentet, përshkallëzimi dhe qërimi i hesapeve mund të jetë një rrjedhojë tjetër”, tha Spahiu në Prime Time. /Gazeta10