Gazeta10

Spahiu: Kurti-Rama duhet heqin kufirin Shqipëri-Kosovë, “Open Albania”

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti ka ardhur në Tiranë për të marrë një mbështetje pas marrëveshjes që nënshkroi në Ohër me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu ka bërë një thirrje për kreun qeverisë Edi Rama dhe për Albin Kurtin.

Ai tha se duhet të ketë një marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë që të hiqen kufijtë mes dy shteteve.

“Gjykoj se Kurti  ka ardhur në Tiranë për të siguruar një mbështetje pas Vuçiç.

Mendoj se qëllimi i vizitës së Kurtit është për të rikuperuar kritikat e ashpra që ka në Prishtinë në lidhje me marrëveshjen në Ohër. Kurti ka nevojë për këtë mbështetje sepse arriti të bëjë një marrëveshje kundër vetes së tij. Kurti erdhi në pushtet me kushtin që nuk do të firmos për asociacionin. Në njëfarë mënyre erdhi të kërkoj një lloj mbështetje për të rikuperuar votat e humbura në Kosovë. SHBA dhe BE kanë rënë dakord që marrëveshja e Ohrit të mos nënshkruhet.

Ajo çfarë unë do i bëja Kurtit dhe Ramës në këtë takim përveç gatimit mitë dhe verës që kanë shoqëruar sot drekën e tyre, është mirë që të kenë një marrëveshje të mirë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Albin Kurti dhe Edi Rama duhet të hapin kufijtë Shqipëri-Kosovë. Ata të dy duhet të heqin kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës në “Open Albania” sepse heqja e kufijve e të dy shteteve është ekskluzivisht e drejta e dy qeverive”- tha ai. /Gazeta10/

NË FOKUS

image-78
Ndahet nga jeta gazetari dhe aktori kosovar
LAJMI-I-FUNDIT
Pamje shokuese teksa një burrë e rrah brutalisht një grua në Prizren
mirlind
Federata e Maqedonisë së Veriut reagon ndaj Mirlind Dakut: Kërko falje publike
cikloni
Cikloni në Itali, stuhitë afrohen në Ballkan dhe pastaj edhe në Kosovë
mjek-730x440-1-600x360-1
Vdes mjeku i njohur
komisiojii
​“Në villën e Radojiçiqit keni pi raki”/ “O zemlak, shefin ta kanë gjete në kipek me BIA-në” – Eskalon debati në Komision
5756utyty-1
E bëri shqiponjën para serbëve, UEFA e përjashton gazetarin kosovar
bes
Mes spekulimeve për ndarje, Bes Kallaku bën postimin që emocionoi të gjithë