
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Lidhur me këtë vendim, analisti politik Nexhmedin Spahiu, në një lidhje direkte për emisionin “Gazeta” në Kanal 10, ka shprehur qëndrimin e tij kundër ndryshimeve të propozuara në këtë ligj.
“Unë ndryshimin për Ligjin e Dhomave të Specializuara e shoh si një gabim. Mendoj që ai që e ka sugjeruar këtë ndryshim mund të jetë dikush nga jashtë, me qëllim të keq, e jo për t’i ndihmuar ata që janë në Hagë”, ka thënë Spahiu.