Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

SPAK operacion për trafik droge dhe pastrim parash. Masa arresti për disa biznesmenë

Gazeta10
12 June 2026 - 10:46

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po zhvillon një operacion të gjerë për ekzekutimin e 20 masave të sigurisë ndaj personave të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të produkteve të veprës penale në vlera të konsiderueshme, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Siç shkruan Euronewsal, ka nisur një operacion që ka vijuar që në orët e para të mëngjesit, në kuadër të të cilit janë lëshuar 20 masa sigurie, me kërkesë të SPAK lidhur me disa vepra penale ndër to trafikimi i drogës, pastrimi i parave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Mes personave ndaj të cilëve është caktuar masa “arrest me burg” është edhe biznesmenin O. S,, për të cilin masa e sigurisë është ekzekutuar nga autoritetet, person i cili është pyetur pak kohë më parë për dosjen e AKSHI, transmeton Klankosova.tv.

Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” edhe për A. Sh., dhe I. Sh., masa sigurie që ende nuk janë ekzekutuar pasi dyshohet se ndodhen jashtë vendit

Dyshohet se biznesmenët janë përfshirë në një skemë të pastrimit të parave në kuadër të një grupi kriminal, para që janë gjeneruar në fushën e ndërtimit të këtyre biznesmenëve.

Operacioni është ende në zhvillim, ndërsa pritet që SPAK të japë më shumë detaje mbi rezultatet e hetimit dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë në dosje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.