
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli kishte kërkuar nga Gjykata Speciale të nis një hetim mbi masakrën në Burgun e Dubravës.
Lidhur me këtë kërkesë ai sot gjatë ditës ka bërë të ditur se ka marrë një përgjigje nga Gjykata Speciale.
“Dua t’ju informoj se kam pranuar një letër nga Prokuroria e Specializuar në Hagë. Letra konfirmon se Prokuroria ka marrë shkresën që i kam dërguar me postë më 29 prill, në të cilën kërkova nisjen e hetimeve të krimeve të kryera gjatë planifikimit dhe ekzekutimit të masakrës së Burgut të Dubravës. Letra e Prokurorisë po ashtu njofton se kërkesa ime do të shqyrtohet nga ana e tyre”, ka shkruar Dugolli në Facebook.
“[May be an image of ticket stub and text that says ‘SPECIALIST PROSECUTOR’SO SPO/SP/2023-1875-AW The Hague, 17 May 2023 Dear Mr Dugolli, The Specialist Prosecutor’s Office confirms receipt fyour Request Initiate an Investigation Criminal Charges’. Thank you for communication, which be reviewed offics. the need future arises, we would be grateful you could please provide rour contac details (including e-mail address) office which anb submitted confidentially the following ddress: scp ks.org spo/contacting prosecutor Sincerely, Specialist Prosecutor’s Office Û’].
Mbetem me shpresë se Prokuroria e Specializuar do t’i japë fund pandëshkueshmërisë së autoriteteve të larta të Serbisë për këto krime monstruoze, si dhe ta shfrytëzojë këtë rast për të sqaruar përfundimisht nëse Gjykata Speciale është, apo s’është, gjykatë një-etnike.”, ka shtuar më tutje deputeti i VV-së.