Dy nga ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, u është vazhduar paraburgimi.
Lajmi është bërë i ditur në vendimin që e ka marrë trupi gjykues.
Arsyet mbeten të njëjta: rreziku i ndikimit në dëshmitarë e shkatërrimi i provave.
Krerët e UÇK-së janë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.