Finalja e Kupës së Kosovës mes Ballkanit dhe Prishtinës po del të jetë shumë interesante, ku pas 90 minutash rezultati është i barabartë 2-2.
Prishtina edhe pse ishte në disavantazh prej 2-0, arriti që brenda pesë minutash të barazojë rezultatin në 2-2
Ndeshja nisi me të dy skaudrat që ishin të kujdeshme në mesfushë, për të mos u dhënë mundësi të mira kundërshtarit.
Nga një gabim në mesfushë, Ballkani arriti të përfitojë për të gjetur golin e epërsisë.
Ishte minuta e 21-të e ndeshjes, kur Walid Hamidi realizoi pas asistimit nga Almir Kryeziu për të zhbllokuar ndeshjen dhe për ta kaluar Ballkanin në epërsi 1-0.
Ballkani e kishte iniciativën në pjesën e parë, por edhe kryeqytetasit kishin një rast të mirë me Mërgim Pefqelin me kokë, por që gjuajtje e tij shkoi jashtë portës.
Me të filluar pjesa e dytë, Ballkani arriti të shënojë golin e dytë në ndeshje. Një harkim i Armend Thaqit gjeti Meriton Korenicën që me kokë shënoi për 2-0.
Në vijim Prishtina kishte rast me Dion Gallapenin, ndërsa Ballkani u kundërpërgjigj me Marsel Ismajgecin.
Por, Prishtina si një klubi i madh që nuk dorëzohet kurrë, arriti të fitojë penallti në minutën e 77-të pas nje prekje të topit me dorë në zonë nga Bajram Jashanica.
Rasti u shiku në VAR dhe u vendos për penallti, ku Albin Krasniqi ishte i saktë për 2-1.
Prishtina pas goli mori tërësisht lojë në dorë, ku në minutën e 82-të, Albin Krasniqi shërish me një gjuajtje të bukur barazoi për 2-2.
Kryqyteteasit kanë mundur të fitojë sikur Ardian Muja te ishte i saktë me një goditje me kokë nga afër.
Deri në fund të kohës së rregullt nuk kishte më gola dhe ndeshja shkoi në vazhdime.