Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Spitali i Mitrovicës jep kontratë mbi 59 mijë euro për pajisje mjekësore

Gazeta10
05 September 2026 - 20:31

Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka dhënë një kontratë në vlerë prej 59,096.81 eurosh, për furnizim me pajisje mjekësore.

Aktiviteti i prokurimit ka pasur për synim furnizimin me pajisje mjekësore dhe instrumente të ndryshme.

Vlera e parashikuar e përgjithshme e kontratës ishte 80 mijë euro, e ndarë në dy grupe: 50 mijë euro për pajisje mjekësore dhe 30 mijë euro për instrumente të ndryshme mjekësore.

Megjithatë, në njoftimin për dhënie të kontratës është evidentuar vetëm Loti 1, që përfshin furnizimin me pajisje mjekësore.

Për këtë lot është dhënë kontrata me vlerë 59,096.81 euro.

Kontrata i është dhënë kompanisë “MADEKOS SH.P.K.”.

Aktiviteti i prokurimit është zhvilluar përmes procedurës së hapur, ndërsa kriteri i përzgjedhjes ka qenë çmimi më i ulët.

Në garë për këtë lot është pranuar vetëm një tender.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.