Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Stacioni i Autobusëve në Prizren kalon në menaxhim të Komunës

Gazeta10
30 March 2023 - 15:41

Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, nënshkroi sot marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) për transferimin e NSH “Kosovatrans” – Stacioni i Autobusëve në Prizren nga AKP-ja në administrimin dhe autorizimin e Komunës së Prizrenit.

Komuna e Prizrenit tashmë ka nën menaxhim NSH “Kosovatrans” me të gjitha asetet dhe detyrimet që përcaktohen me ligjet në fuqi.

“Ky akt është me rëndësi të veçantë për qytetarët e Prizrenit dhe për kompanitë e transportit të udhëtarëve si dhe do të përshtatet me nevojat dhe kërkesat tyre” – u shpreh me këtë rast Kryetari Totaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.