Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Stano për takimin Kurti-Vuçiq: Ska asgjë të planifikuar

Gazeta10
05 October 2022 - 12:18

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se nuk ka ndonjë takim të planifikuar në mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Stano tha se për çdo gjë të re do të ketë njoftim, si gjithmonë.

“Në këtë fazë, në fillim të tetorit, nuk kemi asgjë të re për të konfirmuar. Si gjithmonë, ne do të njoftojmë çdo takim të ardhshëm në Bruksel ose ndonjë nismë të re, nëse është e përshtatshme”, është shprehur Stano, transmeton Gazeta10.

Kujtojmë se në takimin e fundit mes Kurtit e Vuçiqit që u mbajt më 18 gusht, palët u pajtuan që takimet të mbahen në baza mujore./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.