
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Tahir Batatina (KF Llapi), Xhengiz Rexhepi (KF Liria), Granit Begolli (Feronikeli’74) dhe Kastriot Rexha (ish-futbollist).
Gjatë diskutimit për ndeshjen mes Ballkanit dhe Llapit, Statovci tha se Ballkani e kishte motivin më të madh për të fituar këtë ndeshje.
“Ballkani me ndeshjen që e fitoi ndaj Dritës e mposhti direkt konkurrentin për titull, ka pasur motiv më të madh, me një Llap që luajti me lojtar të rinj do të ishte e pafalshme një gabim.”, tha fillimisht Statovci.
Tutje ai tha se Ballkani ka para vetes edhe 2 finale por nuk do ta ketë aspak të lehtë për t’i fituar ato.
“Ballkani ka para vetes edhe dy finale por nuk do ta ketë aspak të lehtë për shkak se përballë ka Ferizajin që po lufton për mbijetesë dhe Gjilanin që po lufton për dalje në Europë dhe sot ndali rivalin e tyre Dritën.”, u shpreh Statovci.
Në fund Statovci tha se fati i Ballkanit është në duart e tyre dhe në fund i sheh si kampion.