
Gjatë diskutimit rreth formës së Dritës këtë edicion, Statovci tha se Drita duhet të ndalet dhe të analizoj mirë se ku ka dështuar.
“Ky sezon ka qenë dështim për Dritën. Mendoj se Drita duhet të ndalet mirë dhe të analizoj ku ka gabuar. Ata njerëz që i kanë bërë gabimet gjatë kampionatit duhet të marrin përgjegjësi.”, tha fillimisht Statovci.
Tutje, ai tha se Drita ka gabuar që në momentin kur e ka shkarkuar trajnerin Ardian Nuhiu.
“Drita e ka marrë teposhtzen kur e ka larguar Ardian Nuhiun dhe më pas gabimin e dytë trashanik kur e emëruan trajnerin grek i cili vetëm frizurat e lojtarëve mundet t’i ndryshoj por jo stilin e lojës së Dritës.”, u shpreh Statovci.
Në fund ai tha se Drita ka luajtur pa koncept të lojës dhe e ka humbur kampionatin për shkak të gabimeve të tyre.
“Drita më herët ka pasur ritëm të lojës tani nuk ka koncept nuk e dinë se çfarë duan. Të gabosh në 3 ndeshje në shtëpi është e pafalshme. Drita e ka humbur kampionatin me duar të veta.”, përfundoi Statovci.