
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Avni Haxhiu (KF Trepça), Bekim Shotani (trajner), Hilmi Veliu (fotograf) dhe Mentor Zhdrella (ish-futbollist).
Gjatë diskutimit për të arriturat e Amir Rrahmanit, Statovci tha se Amiri që nga fillimi i karrierës së tij e ka shfaqur kualitetin e tij.
“Amiri ka qenë lojtar punëtor dhe pa fjalë. Normalisht si i ri i ka pasur vështirësitë e tij por karakteri i tij na ka lënë të besojmë se ai një ditë do të arrij kulmin si futbollist.”, u shpreh fillimisht Statovci.
Tutje ai tha se shembullin e Rrahmanit duhet ta ndjekin edhe futbollistët tjerë në Kosovë.
“Ne i gëzohemi sukseseve të tij, ai nuk do të ishte këtu pa punë dhe disiplinë. Uroj që shumë futbollistë të ndjekin shembullin e tij sepse vetëm kështu arrihet në futboll.”, përfundoi Statovci.