
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: opinionistë të përhershëm: Faruk Statovcin, gjersa të tjerë në studio janë edhe Tahir Batatina, Sami Sermaxhaj, Taulant Dajaku, Granit Dervisholli dhe Kujtim Zebica.
Gjatë diskutimit për selektorin e ri të kombëtares së Kosovës, foli edhe Faruk Statovci.
Ai pati disa fjalë për selektorin e ri të Kosovës, sllovenin 55-vjeçar, Primoz Gliha.
“Ky trajer ka dështuar një herë me Kosovën, mendoj se nuk duhet t’i besojmë shumë për këto ndeshje.”, tha ai.
Tutje, ai foli për arsyen që ai e mendon se pse FFK-ja e ka vendosur sllovenin në krye të Kosovës.
“FFK-ja nuk ka pasur kohë të mjaftueshme të zgjedh një trajner tjetër, andaj mendoj se e kanë vendosur këtë trajner deri të gjejnë një trajner me emër.”, përfundoi ai.