
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Alban Dragusha (trajner), Tahir Lushtaku (trajner), Behar Maliqi (futbollist) dhe Albin Berisha (futbollist).
Gjatë diskutimit për skuadrën e Gjilanit në Superligën e Kosovës, Faruku ia atriboi meritat rikthimit të presidentit të Gjilanit, Florim Zuka.
“Ky sukses është falë rikthimit të Florim Zukës, nëse ai nuk do të ishte rikthyer te Gjilani ata do të kishin pasur problemet e vjetra. E dimë se Gjilani ka rrezikuar të luajë me junior, lojtarët kanë dërguar kërkesa për shkëputje të kontratës, dhe trajneri e ka fituar gjyqin ndaj tyre.”, tha fillimisht Statovci.
Tutje, Statovci vlerësoi edhe trajnerin Zekerija Ramadanin si dhe angazhimin e futbollistëve të Gjilanit.
“Angazhimi i futbollistëve nuk bën të mohohet, Gjilani ka luajtur një lojë të pjekur dhe meritat i ka trajneri i cili tashmë ka përvojë në kampionatin tonë. Mendoj se Gjilani do të na reprezentojë shumë mirë në Evropë.”, përfundoi Statovci.