
Në emisionin “Kampionët” gjatë ditës së diel, të ftuar në studio janë: Faruk Statovci, Avni Haxhiu, Muhamet Dragusha dhe Kastriot Rexha, gjersa në lidhje direkte i ftuar është edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina.
Gjatë diskutimit për licencimin e Federatës së Futbollit të Kosovës, analisti i përhershëm i emisionit, Faruk Statovci ka thënë se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komisioni për Licencim duhet t’i avancojnë proceset përpara.
“Nga vonimi i këtij procesi, më së shumti kanë humbur investitorët e futbollit, ata duhet të gëzojnë respekt.”, tha Statovci.
Tutje, ai foli edhe për takimin e mbajtur gjatë ditës së premte.
“Ai takim i mbajtur ditën e premte ishte shumë i rëndësishëm për futbollin kosovar, ndonëse ishte paksa i vonuar.”, përfundoi trajneri Statovci.