Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Statovci: Pësimi i dy golave në pak minuta nga Ballkani, e pafalshme

Gazeta10
09 April 2023 - 21:25

Në emisionin “Kampionët”, i cili transmetohet çdo të diel të ftuar në studio janë: opinionistë të përhershëm, Faruk Statovci e Bekim Isufi, gazetari i sportit, Alban Lumi dhe zëdhënësi i KOK-ut, Kushtrim Krasniqi.

Gjatë diskutimit për ndeshjen e Ballkanit me Malishevën, e luajtur në kuadër të xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës në futboll, Faruk Statovci ka thënë se ky barazim i Ballkanit është i pafalshëm.

“Ballkani ka potencial e cilësi brenda skuadrës, andaj pësimi i dy golave në pak minuta është e pafalshme për këtë lloj skuadre”, tha Statovci.

Tutje, Statovci foli edhe për ekipet e vogla, të cilët po luftojnë për mbijetesë në këtë edicion të garave.

“Ekipet që po luftojnë për mbijetesë në Superligën e Kosovës nuk duhet të nënqmohen”, përfundoi Statovci.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.