
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Tahir Batatina (KF Llapi), Lorik Jashanica (gazetar I sportit), Kastriot Rexha (ish-futbollist).
Gjatë diskutimit për ndeshjen mes Ferizajt dhe Lirisë, Statovci e uroi Lirinë për inkuadrimin në Superligë dhe pati disa fjalë tjera për Ferizajn.
“E uroj Lirinë për inkuadrimin në Superligë. Unë e kam favorizuar Ferizajin për shkak se ka pasur ndeshje të mira dhe ecuri të mirë në kampionat, dhe me organizim e përforicime ka arritë atë që shumë pak njerëz e kanë pritur.”, tha fillimisht Statovci.
Tutje, ai tha se inkuadrimi i Lirisë i bën mirë Superligës dhe i nevojitet asaj.
“Qyteti i Lirisë jeton me futbollin, andaj Superligës i duhet Liria. Më vjen keq që Ferizaji ka rënë për shkak se ka pasur organizim të mirë dhe kur klubi është i organizuar dhe ka njerëz që punojnë në të, është per keqardhje.”, shtoi Statovci.
Në fund, Statovci tha se presioni ishte më i madh te skuadra e Ferizajt sesa te ajo e Lirisë.
“Liria nuk ka pasur çfarë të humbasë, Ferizaji ka qenë nën presion për shkak se është munduar të ruajë statusin e Superligës dhe ka lojtar cilësor dhe me bagazh që kanë luajtur më parë këso lloj ndeshjesh dhe kanë fituar tituj, ndërsa Liria me një ekip me disa lojtar jo shume të njohur. Gjithsesi Lirinë e kam cilësuar gjithmonë si një ndër ekipet që luan futboll të mirë.”, përfundoi Statovci.