Gazeta10

Stoltenberg bisedon me Kurtin: Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, ka njoftuar se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë ku ka kërkuar që të gjitha palët ta ruajnë qetësinë, shkruan Gazeta10.

Sekretari i NATO-së ka thënë se palët duhet t’i shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE.

Ai ka thënë se do ta vazhdojë komunikimin me Prishtinën dhe Beogradin.

Këtu keni statusin e plotë:

“Bisedova me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, ka shkruar Stoltenberg në llogarinë e tij në Twitter.

Kujtojmë se Kosova ditët e fundit është përballur me tensione të mëdha në veri të vendit ku serbët atje kanë bllokuar rrugët në shenjë kundërshtimi ndaj paralajmërimit për vendosjen e masave të reciprocitetit me Serbinë për targat dhe letërnjoftimat.

Tensionet janë ulur pasi Kosova ka pranuar një shtyrje një-mujore të zbatimit të reciprocitetit nën rekomandimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë