Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Studentët shqiptarë paralajmërojnë protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve në Shkup

Gazeta10
20 May 2026 - 18:26

Studentë shqiptarë kanë paralajmëruar një protestë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Shkup, të cilët po protestojnë për zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Sipas njoftimit, studentët do të mblidhen në sheshin “Skënderbej” në Tiranë dhe më pas do të marshojnë drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut, shkruan A2CNN.

Protesta është planifikuar të zhvillohet të martën, më 26 maj, në orën 17:00.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.