
Një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me reshje intensive shiu dhe breshëri, ka përfshirë pasditen e sotme komunat e Gjilanit dhe Vitisë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe dëme në disa zona.
Si pasojë e motit të lig, në disa rrugë është vështirësuar lëvizja e automjeteve, ndërsa qytetarët kanë raportuar edhe për dëme të shkaktuara nga breshri.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë udhëzimet e institucioneve kompetente deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.
Video nga Gjilani dhe Vitia, të publikuara nga Meteo Kosova.