Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Subvencionimi i librave, Kastrati: Pushtet i banditëve vendosi ta vazhdojë dhunën psikike e fizike ndaj prindërve

Gazeta10
13 Gusht 2024 - 15:53

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka reaguar pas konfirmimit të MASHT-it se edhe këtë vit do të subvencionohen prindërit për blerjen e librave për nxënësit.

Ai ka vlerësuar se kjo është një dhunë psikike dhe fizike që bëhet ndaj prindërve e nxënësve edhe këtë shtator.

Sipas tij, pushteti aktual është i korruptuar.

“Ky pushtet kriminelësh e banditësh të korruptuar vendosi sot ta vazhdojë dhunën psiqike e fizike ndaj prindërve e nxënësve edhe këtë Shtator. Prindërit e nxënësit do të dhunohen në radhët e gjata para librarive në temperatura të larta për shkak të tekave e agjendave personale të Nagavcit. Ne si Komision Hetimor do ta vazhdojmë punën në Shtator. Prokuroria Speciale duhet ta hetojë Nagavcin për tekstet”, ka shkruar Kastarti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.