Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sulm me dronë thellë në Rusi: Raportohet për goditjen e një rafinerie nafte 2,500 kilometra larg kufirit me Ukrainën

Gazeta10
27 July 2026 - 9:57

Mediumi Nexta ka raportuar se rajoni rus i Udmurtisë është goditur nga një sulm me dronë ukrainas, i cili dyshohet se ka pasur në shënjestër një objekt të industrisë së naftës në qytetin Sarapul.

Sipas raportimit, ky konsiderohet si një nga sulmet më të mëdha me mjete ajrore pa pilot (UAV) në këtë zonë që nga fillimi i luftës. Kanali monitorues Supernova+, i cituar nga Nexta, pretendon se si pasojë e sulmit është shkatërruar depoja e naftës “Horizon”.

Raporti thekson se Sarapuli ndodhet rreth 2,500 kilometra larg kufirit me Ukrainën, çka do ta bënte këtë një nga goditjet më të thella në territorin rus, nëse konfirmohet raporton Dukagjini.

Deri më tani, autoritetet ruse nuk kanë konfirmuar zyrtarisht pretendimet për shkatërrimin e depos së naftës, ndërsa Ukraina nuk ka komentuar mbi raportimet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.