Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sulm terrorist para Gjykatës në Stamboll, raportohet për disa viktima

Gazeta10
06 February 2024 - 11:20

Dy persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën nga të shtënat përballë në gjykate në Stamboll, tha të martën Ministria e Brendshme e Turqisë.

Dy sulmues, një burrë dhe një grua, hapën zjarr në hapësirën para gjykatës Çaglayan, duke vrarë dy persona e duke plagosur pesë të tjerë, përfshirë tre policë, tha ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya.

Policia parandaloi një sulm ndaj një pike kontrolli në gjykatë, që dyshohet se ishte caku i vërtetë, sipas ministrit, raporton “Daily Sabah”.

Sulmuesit u vranë në vendin e ngjarjes gjatë të shtënave me policinë, shtoi ministri turk, duke shtuar se është duke u zhvilluar një hetim për këtë rast.

Ai tha se autorët janë identifikuar si anëtarë të grupit terrorist të së majtës ekstreme, DHKP-C.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.